Christopher Gosnell nga Kanadaja është emëruar gjykatës i ri në gjykatën speciale në Hagë, me seli në Hagë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Dhomat e Specializuara, të cilat njoftuan se vendimi u mor nga gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, shefi i EULEX-it dhe njëkohësisht Autoriteti Emërues. Sipas njoftimit zyrtar, “më 11 shtator 2025, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano emëroi gjykatësin Kristofer Gosnel, në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë, në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Po atë ditë, gjykatësi Gosnell bëri betimin solemn”. Kryetarja e gjykatës speciale, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, e uroi përzemërsisht gjykatësin e ri dhe theksoi se “pret me kënaqësi bashkëpunimin me të në gjykatë”. Emërimi i Gosnell vjen pas dorëheqjes së gjykatësit Kenneth Roberts, gjithashtu nga Kanadaja, duke garantuar vazhdimësinë e punës së trupit gjyqësor ndërkombëtar. Ky zhvillim ndodh në një moment të rëndësishëm, pasi proceset gjyqësore në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në fazat përfundimtare. Burime nga gjykata speciale në Hagë. kanë theksuar se deri në fund të dhjetorit 2025 pritet përmbyllja e gjykimit ndaj të akuzuarve kryesorë.
