Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar për Euronews Albania se nuk i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s gjatë luftës në vitin 1999. Hill tha se ka shprehur vetëm keqardhje për jetët e civilëve të humbura gjatë operacionit. “Jo, nuk është se ka kërkuar falje, thjesht kam kërkuar falje për humbjen e jetëve të civilëve”, theksoi ai. Ai shtoi se pavarësisht se bombardimet ishin planifikuar të jenë precize, gjatë operacionit kishin ndodhur gabime për të cilat NATO-ja është penduar. Ish-diplomati theksoi se përdorimi i forcës ishte rezultat i mungesës së alternativave dhe se ai vetë kishte punuar për një zgjidhje politike që nuk u arrit. “Kam bërë më të mirën time dhe nuk jam i lumtur që nuk e arrita”, tha Hill. Hill gjithashtu shtoi se përgjegjësia kryesore për përdorimin e forcës në atë kohë i takonte ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
