Cili është prokurori i Durrësit që mbylli dosjen e Elvis Dedës, për 200 mijë euro?!

Cili është prokurori i Durrësit që mbylli dosjen e Elvis Dedës, për 200 mijë euro?!

Dosja e SPAK për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, me bashkëpunëtorë të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, përpos të tjerave, nxjerrë në pah edhe implikimin e segmenteve të drejtësisë. Rasti më flagrant dhe i përmasave të rënda konsiston në mbylljen e dosjes pa autor për vrasjen e 36-vjeçarit Elvis Deda në vitin 2012, në Durrës, nga Prokuroria e Durrësit, në një kohë kur mamaja e tij, Fatmira Deda, denonconte Festim Qolin si vrasësin e djalit të saj.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pikërisht këmbëngulja e Fatmira Dedes për të kërkuar drejtësi për të birin, ka shqetësuar dhe nervozuar biznesmenin, Festim Qoli, i cili kishte ofruar 40 mijë euro Dumanit për të vrarë 60-vjeçaren Fatmira Deda. Dumani thotë se kishte kontraktuar Talo Çelën për vrasjen e Fatmirës për 30 mijë euro. Dhe Çela nuk mendohet dy herë, duke vrarë Fatmira Dedën në mënyrë makabre, një nga krimet më të rënda të dosjes me 32 të akuzuar.

Në rrëfimin e tij, Dumani tregon se ka qenë në palestrën e Festimit, kur ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, për të mbyllur çështjen e vrasjes së Elvis Dedes, të cilit i kishte para borxh. Dosja është mbyllur pa autor nga një prokuror në Prokurorinë e Durrësit, ku paratë e vrasësit kanë dominuar mbi përpjekjet e Fatmira Dedes për drejtësi. Të implikuar mund të jetë edhe oficerë të policisë gjyqësore dhe gjyqtarë, gjithnjë sipas dëshmisë së Dumanit.

Gjatë rrëfimit të krimeve të porositura, Nuredin Dumani tregon se ishte avokati Alban Bengasi ishte ofruar 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, Blerta Bengasi, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Avokati i njohur kërkonte vrasjen e bashkëshortes, me të cilën ishte në proces divorci, pasi ishte i pakënaqur nga dhunimi i saj, me porosi të tij, në 30 janar 2020, në Rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Dhunimin e Blerta Bengasi ia kishte kërkuar Festim Qoli kundrejt pagesës  Nuredin Dumanit, pasi donte ta bënte si nder ndaj avokatit Alban Bengasi. Avokati kishte kërkuar me patjetër që Blertës t’i thyenin dorën ose këmbën. Dumani refuzon vrasjen pasi i ishin dukur pak 120 mijë euro.

Gjatë rrugës, Festim Qoli i kishte kërkuar që të merrte përsipër vrasjen Blerta Bengasi, pasi bashkëshorti i saj avokat i duhej, sepse kishte lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë.

Blerta Bengasi dhe Alban Bengasi ishin në proces divorci. Çuditërisht, gjykata vendosi që kujdestarinë e dy fëmijëve 7 dhe 18 vjeç t’i kalonte të atit, pra avokatit, edhe pse Blerta Bengasi, si nënë, i plotësonte të gjitha kushte ligjore. Vendimin e ka marrë gjyqtarja e Tiranës, Irena Plaku. Në një denoncim për mediat, Blerta Bengasi hedh dyshime për ndikim të avokatit tek gjyqtarja. Megjithatë, sipas vendimit, Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, vendim i cili, sipas Blertës, nuk u lejua që të zbatohej nga avokati.(Shqiptarja.com)

Kontrolloni gjithashtu

Petrit Dibrani

Petrit Dibrani” Për; spiunët, demagogët, injorantët dhe vogëlushët, t’cilët sot janë rritur dhe “udhëheqin” në Kosovë….

Ushtari i UÇK-së dhe vetëdija kombëtare!   Ç’ka duhet të nënkuptoj, ushtari i UÇK-ës për …