Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Çitaku i përgjigjet Haxhiut: Nuk më demantove mua, por qëndrimet e juaja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,Vlora Çitaku, i është përgjigjur deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila tha se po e demanton Çitakun, duke ndarë një sekuencë nga konferenca e saj ku theksoi se “aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen”. Çitaku e ka cilësuar këtë si “lajm të mirë” në njërën anë, pasi sipas saj, kjo tregon se LVV më në fund e ka kuptuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen, por zbatohen. “Ky nuk është demantim i deklaratave të mia, por shpallje publike e pavlefshmërisë së qëndrimeve tuaja”, ka shkruar Çitaku. Sipas saj, deklarata e Haxhiut përbën një ndryshim të dukshëm nga qëndrimet e mëhershme të LVV-së mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Amerikanët nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes së dialogut Kosovë–Serbi

Analisti Lulzim Peci ka komentuar takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, …