Daçiq: Bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë edhe në të ardhmen

Ministri serb i
Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se nuk pret “kurthe” në kapitullin 35 për
Kosovën. Ai ka siguruar se bisedimet Prishtinë-Beograd do të vazhdojnë edhe në
të ardhmen. Daçiq në një prononcim për gazetën ‘Politika’, ka thënë
se
kapitullin në fjalë “nuk paraqet zëvendësim për dialogun” dhe ka cekur se edhe
më tej do të bisedohet me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikë
të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Sipas fjalëve të tij, Serbia do të
realizojë çdo gjë që do të arrihet si marrëveshje në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …