leoni

Daçiq

Daçiq: Me arritjen e marrëveshjes nuk hapet Kutia e Pandores, sepse mbështetet nga serbët, shqiptarët e ndërkombëtarët

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se nuk ka në tavolinë një zgjidhje për Kosovën dhe se atë duhet kërkuar me durim. Sipas tij, ideja për rikufizim është opsion i paraqitur publikisht nga Aleksandar Vuçiq dhe ajo do të duhej të jetë objekt diskutimi në të ardhmen, meqë bisedimet objektivisht nuk kanë lëvizur përpara në aspekt të konkretizimit, por janë shtruar ide e opsione, citojnë mediat të jetë shprehur, Daçiq. Me arritjen eventuale të marrëveshjes nuk do të hapej Kutia e Pandores, sepse një propozim i tillë do të mbështetej nga serbët, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare. Sipas tij, “ne dëshirojmë t’i kthehemi agjendës pozitive dhe evitimit të problemeve të sigurisë në rajon, që të ndërpriten konfliktet dhe të hapet faqja e re në marrëdhëniet tona, ka thënë Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Berisha-Shala: Albin Kurti po e përdor Albulena Haxhiun si simbol për përfitime politike

Ish-deputetja Sala Berisha-Shala ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas saj, kryeministri Albin Kurti …