Daçiq

Daçiq: Serbia nuk do ta lejojë Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta lejoj Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Ndonëse Kosova po pretendon të anëtarësohet në KE, Serbia do ta kundërshtoj dhe pamundësoj arritjen e këtij qëllimi. Këto deklarata, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i bëri në një takim ku morën pjesë edhe Kroacia e Danimarka. Ai thekoi më tutje se Serbia mbështet angazhimin e Këshillit të Evropës për Kosovën në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dhe rezolutës 1244 por nuk do të lejoj anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …