Daçiq vazhdon me propagandën e tij kundër Kosovës edhe pse shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që të ndalojë

Daçiq vazhdon me propagandën e tij kundër Kosovës edhe pse shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që të ndalojë

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq është duke vazhduar me propagandën e tij kundër Kosovës. Pavarësisht se shtetet e QUINT-it, i kanë kërkuar Serbisë që ta ndalë “luftën” e saj propagandistuese ndaj Kosovës, kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq nuk po i zbaton këto thirrje. Gjatë ditës së sotme Daçiq, ka deklaruar se deri në fund të këtij viti katër apo pesë shtete mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë e Daçiqit vjen si kundërpërgjigje e të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në lidhje me rrezikun e sanksioneve që po vendosen ndaj Serbisë për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse. Daçiq ka thënë për mediet serbe se Palmer nuk ka pasur arsye që të përmend sanksionet.

 

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …