Fillojnë punimet për realizimin e projektit: “Rregullimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe”

Në Brestoc të komunës së Rahovecit, filluan punimet për realizimin e projektit: “Rregullimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe”, i cili është bashkëfinancim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Jemi të lumtur që po arrijmë të investojmë në projekte që i dedikohen mjedisit dhe rregullimit të shtretërve të lumenjve kur kemi parasysh gjendjen shumë të keqe të shtratit si dhe vërshimet e shpeshta që ju shkaktonin telashe të mëdha shtëpive e ekonomive të shumta familjare. Pra, hap pas hapi, por sigurt, do të vijojnë  punët edhe në fazat e tjera të këtij projekti, me ndërtimin e gjithë vijës së shtratit të lumit nga Hoça e Madhe deri në Krushë të Madhe. Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza, ndërtimi i urave, ndriçimi dhe staza për ecje janë vetëm disa nga elementet përcjellëse të projektit, të cilat e bëjnë të mirë, funksionale e të bukur këtë vepër të madhe dhe të rëndësishme publike”, ka thënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. U bë e ditur se kontrata për realizimin e këtij projekti që ndahet në dy lote, në LOTI-në e parë kapë shifrën: 738,804.69 €.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …