Daniel Serwer

Daniel Serwer: Dhuna, në Kuvendin e Kosovës është një pasqyrë e keqe, që nuk do të duhej të ndodhte

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar për mediet se e konsideron pasqyrë të keqe dhunën në Kuvendin e Kosovës. Ajo që ka ndodhur të enjten e dëmton tempullin e demokracisë. Ka ndodhur kjo madje ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara para 50 vitesh, por nuk pasqyron mirë. Vetëm e dëmton Kosovën dhe shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Serwer. Pikëvështrimi im është se deeskalimi është shumë i rëndësishëm të bëhet, por duhet të bëhet nga të gjitha palët dhe ajo çfarë po kërkon BE-ja  është shumë e njëanshme dhe më duket që ka kërkesa që duhet bërë edhe ndaj Serbisë gjithashtu”, tha ai.  Analisti amerikan foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës e BE-së, për të cilat ai tha se janë të këqija. Është më se e qartë se Kosova duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet e veta me Uashingtonin dhe Brukselin dhe i kisha inkurajuar autoritetet në Kosovë që të jenë të vëmendshme ndaj kësaj nevoje. Kosova është vend i vogël, që ka fqinjë armiqësorë dhe ka nevojë për miq. Mendoj që Perëndimi po e tepron me tërheqjen e Serbisë dhe duke fituar shumë pak nga ajo. Diplomatët amerikanë kanë premtuar se mund ta sjellin Serbinë në Perëndim, e që unë mendoj që është e pamundur me personat siç është Vulini. Është po ashtu edhe për shkak të asaj se Serbia ka lejuar që një pjesë e municionit të shkojë në Ukrainë. Unë mendoj që është një arsye e papranueshme”, tha mes tjerash, profesori amerikan, Daniel Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …