leoni

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti konsideron se është trefishuar numri i veteranëve, duke i injoruar të dhënat e Komisionit Qeveritar

Kryeministri, Albin Kurti, shprehet i bindur se në luftën çlirimtare kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 60 mijë persona, me siguri se ka menduar se këta njerëzit që i quan persona kanë qenë pjesëtarë apo pjesëmarrës të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Pa cituar burime dhe pa përmendur të dhënat e Komisionit Qeveritar për kategoritë e luftës, Kurti thotë se  sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, andaj pohon se është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuatë. Ai shton se nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit, pjesë të kësaj kategorie. Parimisht pranon të ketë beneficione më ta larta për veteranët, por shton se por këto benfite nuk janë pagë, sepse paga është për punën e bërë. Kurti ka shtuar se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka tha se është e nevojshme dosja që ka Prokuroria në hetim. Për këtë ai pret edhe dakordim me shoqatat e dala nga lufta. Albin Kurti  nuk i pranon të dhënat e vendimit e Komisionit Qeveritar, pasi  nuk i pranon vendimet e asnjërës nga Qeveritë e kaluara, prej Qeverisë së përkohshme të vitit 1999 e deri te qeveria e tij e vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …