Daniel Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se ngërçi politik i krijuar në Kuvendin e Kosovës është një fenomen i zakonshëm për sistemet parlamentare, por ka theksuar se mungesa e një mekanizmi të qartë kushtetues për zgjidhjen e tij po dëmton funksionalitetin e shtetit dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj. Për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar,” tha Serwer në një intervistë për RTK-në. Ai paralajmëroi se kriza po e dëmton perceptimin e Kosovës si një “histori suksesi e demokracisë në Ballkan”, edhe pse nuk pret që ajo të sjellë paqëndrueshmëri të brendshme. Në lidhje me dialogun me Serbinë, Serwer tha se kriza e dobëson Kosovën në përgjithësi, megjithëse vetë Beogradi nuk është në gjendje më stabile apo më demokratike. Ai shtoi se Serbia me gjasë do të tentojë ta shfrytëzojë këtë moment dobësie të brendshme të Kosovës për të avancuar agjendën e saj diplomatike. Ai u bëri thirrje liderëve politikë të Kosovës që të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se demokracia është proces afatgjatë dhe se çdo vend, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, përballet me sfida të tilla.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …