Kriza institucionale në Kosovë nuk po ndikon vetëm në funksionimin e brendshëm të shtetit, por edhe në objektivat strategjike të politikës së jashtme. Analisti amerikan Daniel Serwer thekson se anëtarësimi në NATO duhet të jetë prioriteti më urgjent strategjik për Kosovën. Sipas tij, ky objektiv nuk mund të arrihet pa një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serwer paralajmëron se krizat e vazhdueshme politike dhe mungesa e stabilitetit institucional e bëjnë Kosovën më pak të besueshme në sytë e aleatëve dhe dobësojnë argumentin e saj për integrim në strukturat e sigurisë euroatlantike. Sipas tij, zgjidhja e situatës kërkon kompromis mes forcave politike në Kosovë dhe përgjegjësi nga liderët e vendit, pasi partnerët ndërkombëtarë presin që institucionet e Kosovës të tregojnë aftësi për të menaxhuar vetë krizat politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
