Danimarka merr presidencën e BE-së, por aplikimi i Kosovës mbetet në pritje pa zhvillime të dukshme

Nga 1 korriku, Danimarka mori drejtimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, me një axhendë të ngarkuar politike, por pa hapa konkrete lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Edhe pse Kosova e dorëzoi aplikimin që në dhjetor të vitit 2022, ai nuk ka kaluar ende në fazën e parë të shqyrtimit, për shkak të mosnjohjes nga pesë vende anëtare dhe situatës së brishtë politike në Prishtinë. Ekspertët vlerësojnë se mungesa e dialogut me Serbinë dhe mosformimi i qeverisë së re e kanë vështirësuar procesin, ndërsa BE-ja i ka kushtuar më shumë vëmendje çështjeve të tjera prioritet në Evropë. Kjo situatë lë të hapur pyetjen nëse presidenca daneze do të ndryshojë kursin, apo do ta mbajë aplikimin e Kosovës në pritje, si paraardhësit e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama mesazh Aleksandar Vuçiç: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “e ka …