leoni

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Cila gjykatë, diku në botë, merret me matje të opinionit publik, sikur ka bërë kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova

Ditë më parë ishte bërë me dije se  kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova  ka anuluar vizitën e saj në Kosovë, vizitë kjo e cila ishte planifikuar të realizohej  me 4 korrik. Lidhur me këtë vendim të papritur të  të Trendafilovës kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj e ka lidhur me protestën e paralajmëruar ndaj saj. Po ashtu, Molliqaj ka komentuar edhe deklaratën e kryetares së Speciales, e cila ka thënë se shumica e njerëzve në Kosovë besojnë që Gjykata Speciale do të sigurojë që të drejtat e të akuzuarve të respektohen, gjë për të cilën, Molliqaj, ka thënë se asnjë Gjykatë në botë nuk merret me matje të opinionit. Takimi u anulua, në ndërkohë që protesta ishte paralajmëruar. E si mos t’i lidhim këto të dyja kur znj. Trendafilova në intervistën e dhënë flet për sondazhe, matje të opinionin publik në relacion me imazhin e Gjykatës Speciale? Cila gjykatë, diku në botë, merret me matje të opinionit publik? Nëse mbështetja nuk mungon, çka është tërë ky investim në imazh? Arbitrariteti që ushtrohet nga kjo gjykatë mund të ushtrohet në gjykatore, por kur zbret në terren, prej nga ku ka dalë UÇK-ja, situata ndryshon. Është evidente frika nga ballafaqimi. Frika se mos kjo gjykatë po zhvishet nga pretendimet për drejtësi, edhe ashtu të sforcuara. Arbitrariteti që ushtrohet nga kjo gjykatë e mbivendosur mund të ushtrohet në ato gjykatore pa simbole të shtetit të Kosovës, por kur zbret në terren, prej nga ka dalë UÇK-ja, situata ndryshon. Mbështetja mungon. Organizimi për kundërshtim vazhdon”, ka përfunduar Molliqaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …