Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj e ka falënderuar Fatmir Limajn për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në protestën që do të mbahet më 25 mars

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka falënderuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në protestën, që ëshrë paraparë të mbahet  më 25 mars kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me këtë rast, Molliqaj e ka quajtur të vlefshëm dhe nevojshëm bashkëpunimin opozitar. E falënderoj Nismën Socialdemokrate dhe z. Limaj për mbështetjen që i japin protestës së 25 marsit. Bashkëpunimi opozitar është i vlefshëm dhe i nevojshëm. Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme.  Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Të shtunën, orën 14:00, në sheshi ‘Zahir Pajaziti’, protestojmë,  ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …