Kryeministri anglez Rishi Sunak priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri anglez Rishi Sunak priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri anglez Rishi Sunak priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin  Sunak, Edi Rama shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për emigrimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Anglisë dhe goditjes së bandave kriminale, pjesë e të cilave janë dhe persona nga Shqipëria. “Faleminderit kryeministër, jam shumë i nderuar. Sikurse e dini, kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike. Jam falënderues për këtë. Është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona. Sikurse ju e thatë, ne po bashkojmë forcat për të bërë gjithçka për të goditur rrjetet kriminale dhe të shmangim që njerëzit e pafajshëm të bien pre e këtyre rrjeteve. Ne duam t’ju sigurojmë se komuniteti shqiptar këtu ndihet jo vetëm i sigurt, por dhe i nderuar. Objektivi ynë i përbashkët është të fitojmë këtë betejë. Jemi të interesuar të forcojmë bashkëpunimin midis nesh. Jam vërtet serioz për të pasur marrëveshje jo thjesht në fjalë. Pres që të bëjmë më të mirën së bashku”. Sunak vlerësoi progresin që është bërë në lidhje me ndëshkimin e emigrimit të jashtëligjshëm dhe u shpreh se përveç çështjes së emigrimit me homologun shqiptar do të diskutojë edhe për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …