leoni

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Gjykata Speciale është e motivuar politikisht për të dënuar luftën çlirimtare të UÇK-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate,  Dardan Molliqaj, së bashku me një delegacion nga kjo parti kanë vizituar drejtuesit e OVLUÇK-së. Molliqaj ka thënë  me këtë rast se Gjykata Speciale është e motivuar politikisht për të dënuar luftën e UÇK-së dhe në rastin konkret po shkel të drejtat themeltare dhe liritë e njeriut. Sot, së bashku me një delegacion të PSD-së, vizituam drejtuesit e OVLUÇK-së. Gjykata Speciale është e motivuar politikisht për të dënuar luftën çliruese të UÇK-së. Ajo po shkel të drejtat themeltare dhe liritë e njeriut e po shmang t’i jep qasje të barabartë të gjitha palëve në dokumentacione, pra barazi mes palëve, për të arritur qëllimin e saj përfundimtar. Me një proces të tillë politik, të padrejtë e keqtrajtues, që në verdiktin e saj të parë vendosi të disiplinojë Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn të frikësojë të tjerët, nuk mund të ketë drejtësi. Gjykata Speciale duhet të mbahet përgjegjëse për këtë”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …