Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet e mira dhe intensifikimin e bashkëpunimit, mes Greqisë dhe Kosovës

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, folur për marrëdhëniet gjithnjë e më të mira dhe intensifikimin e bashkëpunimit, kryeministri Kurti tha se edhe takimet ndërmjet politikanëve të Greqisë dhe atyre të Kosovës janë shpeshtuar kohën e fundit. Ndërkohë që eksportet e Kosovës për në Greqi janë rritur për 160 për qind. Ai tha se Republika e Kosovës shpreson që Greqia sa më shpejtë t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përderisa Albin Kurti kërkon miqësi me Greqinë, ditë më parë, ministri grek, Dendias kërcënoi Shqipërinë se nëse nuk ia plotëson kushtet për të hequr dorë nga deti dhe çështja çame do ta bllokojë anëtarësimin e saj në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …