leoni

Dardan Molliqaj kërkon shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të Trepçës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmani, pas vendimit të tij për shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme” në ndërmarrjen Trepça. Molliqaj e ka cilësuar këtë vendim si “të jashtëligjshëm, të rrezikshëm dhe skandaloz”. Ai ka denoncuar diskriminimin që, sipas tij, po ushtrohet ndaj minatorëve nga menaxhmenti i Trepçës. Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe pezullimi i pushimeve vjetore të minatorëve është një shkelje flagrante e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Greva. Molliqaj ka argumentuar se asnjë nen i Ligjit të Punës nuk parasheh gjendjen e jashtëzakonshme si pjesë të marrëdhënies së punës, dhe se Ligji për Greva i mbron punëtorët që grevojnë nga ndëshkimi.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …