Pacolli

Behxhet Pacolli kritikon Qeverinë-Kurti për krizën, në Trepçë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së rënduar në ndërmarrjen Trepça, duke akuzuar Qeverinë Kurti për paaftësi në menaxhimin e saj. Pacolli e krahasoi situatën aktuale në minierë me periudhën e “kohës së Millosheviqit,” duke u shprehur i shqetësuar për kushtet e rënda të punëtorëve. Ai kritikoi mos dhënien e pagave, shpalljen e gjendjes emergjente, dhe kërcënimet ndaj punëtorëve, duke theksuar se këto janë pasojë e politikave të gabuara të qeverisë. Pacolli gjithashtu e cilësoi të papranueshme përjashtimin e punëtorëve për shkaqe që nuk lidhen me ta, duke theksuar se trajtimi i dinjitetshëm i punëtorëve duhet të jetë prioritet.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …