Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se praktika e tërheqjes së parave nga trusti nuk është e duhur. Sipas tij, ajo është politikë problematike dhe mirë që nuk kaloi. Por kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën. Këta mobilizohen vetëm për vota Kundër në çdo iniciativë që nuk vjen prej tyre. Ata lanë mësuesit pa rroga, veç për t i luftuar  sindikatat. Ata i kanë lënë veteranët e UÇK-së pa fonde e pa proteza për invalidët. Sepse i konsiderojnë kundërshtarë. Ata nuk po e tregojnë as koeficientin e pagave për 80 mijë  nëpunës publikë. Ata e shtrenjtuan rrymën për qytetarët e jo për bizneset. Këta e rrisin buxhetin e shtetit përmes inflacionit që po i gërryen familjet edhe ashtu të varfra. E atë buxhet as nuk e shpenzojnë. Këta pamundësojnë stazhin e punës për pensionistët të cilët u përjashtuan nga puna në vitet e 90′. Kështu lënë rreth 10 mijë pensionistë me të ardhura më të ulëta sesa i meritojnë. Këta nuk kanë zgjidhje. Këta duan të na disiplinojnë, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …