Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj kritikon PDK-në dhe LDK-në për takimet rreth presidentit

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj, ka shpjeguar arsyet e aksionit simbolik të zhvilluar para zyrave qendrore të PDK-së dhe LDK-së, ku ai dhe bashkëpartiakët e tij vendosën pankarta duke ironizuar qëndrimet politike të këtyre subjekteve. Molliqaj tha se pankartat u vendosën për të theksuar, sipas tij, paqartësinë politike të dy partive opozitare, duke i cilësuar kryetarët e tyre si “anëtarë nderi” të Lëvizja Vetëvendosje. Ai reagoi edhe ndaj takimeve të fundit politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se përfaqësuesit politikë duhet të hyjnë në takime të tilla me qëndrime të qarta partiake. Sipas Molliqajt, një kryetar partie që merr pjesë në një takim formal të thirrur nga kryeministri duhet të përfaqësojë qartë pozicionin e subjektit që drejton. “Kur shkon në një takim të tillë, duhet ta kesh të qartë çfarë mendon partia jote. Ne i kemi anëtarësuar njerëzit në parti që të përfaqësojnë një qëndrim të përbashkët, jo të shkojnë pa asnjë kriter e pa asnjë pozicion,” është shprehur ai. Molliqaj kritikoi gjithashtu ndryshimin e qasjes së PDK-së dhe LDK-së ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se gjatë vitit 2025 këto parti kishin refuzuar takimet me të, ndërsa tani po marrin pjesë në takime pa, siç tha ai, kritere dhe pozicion të qartë politik. Ai shtoi se pjesëmarrja në dialogje të nivelit të lartë shtetëror duhet të bazohet në parime politike dhe në përfaqësim të qartë të vullnetit partiak, e jo vetëm në prezencë formale.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaci

27 vite nga Rambujeja – Hashim Thaçi, nga udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Hagë si i akuzuar

Më shumë se 27 vite pas nisjes së Konferencës së Rambujesë, një nga figurat kyçe …