Albin Kurti

Dardan Molliqaj: Kryeministri, Albin Kurti është takuar fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

Kryetari  i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar  se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Sipas tij, “pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që në Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë”. “Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën”, ka shkruar Molliqaj. Qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan kretaren e Gjykatës Speciale  që të dorëzohet nga synimi i saj që t’ bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitimitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën. Por shumë shpejt do t’i tregojmë edhe Kurtit edhe Gjykatës Speciale që qytetarët e duan  dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare!”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …