Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Kryeministri, Albin Kurti ndodhet në pushim, jo vetëm gjatë festave, jo vetëm në fundjavë, por 365 ditë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar se kryeministri Albin Kurti po pushon “jo vetëm festave, jo vetëm në fundjavë, por 365 ditë”, ndërsa punëtorët marrin paga të ulëta e përballen me shkelje të të drejtave. Kryeministri që dikur mbështeste punëtorët, tash është miqësuar me pronarët e kompanive. Ndërkohë që kryeministri pushon, dispozitat e Ligjit të Punës shkelen çdo ditë nga pronarët e mëdhenj. Pronarët me të cilët kryeministri jonë është miqësuar. Kur ishte në opozitë takohej e afrohej me sindikatat, sot i shanë e sulmon ato. Paga minimale mbetet e njëjtë. Pagë që nuk i del punëtorit me e kaluar as gjysmën e muajit. E inflacionit qeveria iu përgjigj me manipulime të shifrave. Tha që i rriti pagat, e bankomati tregoi që u ndalën shtesat”, shkroi Molliqaj. Ai përmendi nevojën për rezistencë, pasi në të kundërtën sipas tij “klasa punëtore do të vazhdojë të shtypet e nëpërkëmbet”, Një jetë e dinjitetshme do të duhej të bëhej edhe në Kosovë, nëse Kryeministri nuk do të pushonte 365 ditë”, shkroi ndër tjerash Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …