Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Njëjtë si ministrat e tjerë të Kurtit, edhe Sveçla ushqehet më klimën e hakmarrjes e jo drejtësisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me rastin e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, konkretisht ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Molliqaj ka shkruar se deklaratës së Sveçlës “kundër të fortëve”, i duhen dy asocime për ta zbardhur: të fortët – komandantët abuzues; komandantët e UÇK-së. “Ky është gjykim politik, dhe gjykim skandaloz. Gatishmëria e tillë e policisë ushqehet nga deklaratat e tilla abuzive, që dërgojnë pastaj në sjellje abuzive. Njëjtë si ministrat e tjerë të Kurtit, edhe Sveçla është një vegël, edhe ai po e ushqen një klime hakmarrjeje që nuk ka qëllime drejtësie për njerëzit, por propagandë për pushtetin”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …