Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

Përgjegjësi i OVL UÇK-së Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë masive pas vazhdimit  së deklaratave  skandaloze, të ministrave të Qeverisë Kurti, si dhe arrestimit pa asnjë shkas  të veteranit,  Faik Fazliu. Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, siç është shkelja e të drejtave të njeriut ndaj të arrestuarve në Hagë, deklarimet skandaloze të ministrave ku këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Albin Kurtit në takim, prandaj OVL UÇK ka thirrë mbledhjen e Kryesisë, ku do të vendos se çfarë të bëjë lidhur me këto zhvillime ka thënë Klinaku. Ai i ka reaguar edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se” ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët””. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Xhelal Sveçla  i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë”, thuhet në reagimin e Klinakut.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …