“Marre” dhe “Drejtësi” në dyert e Qeverisë – protestuesit kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës

Protestat për drejtësi në rastin e Arlinda Zekajt kanë vazhduar edhe të enjten në Prishtinë, ku qytetarët kanë marshuar drejt institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë. Para ndërtesës së Qeverisë, protestuesit kanë shkruar fjalët “Marre” dhe “Drejtësi”, ndërsa kanë vazhduar thirrjet për dorëheqje dhe shkarkime. Gjatë marshimit, ata kanë kërkuar përgjigje për mënyrën se si institucionet e trajtuan rastin, ndonëse viktima kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj. Sipas të dhënave të bëra publike, një urdhër mbrojtës nuk rezulton të jetë ekzekutuar, ndërsa një tjetër është zbatuar me vonesë. Po ashtu, janë ngritur dyshime për mosshqyrtimin e një kërkese për mbikëqyrje dhe asistencë shtesë për viktimën. Policia ka suspenduar 11 zyrtarë, ndërsa Këshilli Prokurorial ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës dhe prokuroren e rastit. Këto masa nuk përbëjnë ende konstatim përfundimtar të përgjegjësisë. Protestuesit kërkojnë që hetimet të çojnë në llogaridhënie konkrete, përtej suspendimeve dhe deklaratave publike.

Kontrolloni gjithashtu

Gunta Sloga: Kosova duhet të forcojë qëndrueshmërinë ndaj propagandës ruse

Gunta Sloga, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Baltike për Ekselencë në Media, ka bërë thirrje për …