Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka kërkuar përgjegjësi konkrete institucionale për dështimet në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt. Tahiri ka përmendur organet e rendit dhe ligjit, sistemin e drejtësisë dhe Qendrën për Punë dhe Mirëqenie Sociale si hallka ku, sipas tij, kanë ndodhur dështime serioze. Ai ka theksuar se, nëse përgjegjësit nuk japin dorëheqje, duhet të pasojnë shkarkimet. “Nëse nuk ka as dorëheqje, e as shkarkim, atëherë protestuesit kanë me nejtë te dera”, ka deklaruar Tahiri. Protestuesit në Prishtinë po kërkojnë largimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe hetimin e përgjegjësive institucionale për vrasjen e 49-vjeçares.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
