Familja e Donjeta Pajazitajt ngre pikëpyetje për emërimin e prokurores në krye të Prokurorisë së Pejës

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, e vrarë para 11 vjetësh, ka kundërshtuar caktimin e Valbona Dishaj-Haxhosajt si ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore të Pejës. Pajazitaj ka rikujtuar se Dishaj-Haxhosaj kishte qenë prokurore në rastin e motrës së tij, për të cilin familja, sipas tij, ende nuk ka marrë përgjigjet dhe epilogun përfundimtar që kërkon. Ai ka vënë në pikëpyetje vendimin për emërimin e saj dhe ka kërkuar transparencë e llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë. “Si është e mundur që Valbona Dishaj-Haxhosaj të emërohet në krye të prokurorisë, ndërsa rasti i motrës sime, Donjeta Pajazitaj, edhe pas 11 vjetësh ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar?”, ka shkruar ai. Emërimi erdhi pas suspendimit të kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, në kuadër të zhvillimeve institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Reagimi i familjes Pajazitaj rikthen vëmendjen te zvarritja e rasteve të rënda dhe nevoja që institucionet të japin përgjigje për familjet që presin drejtësi prej vitesh.

Kontrolloni gjithashtu

Gunta Sloga: Kosova duhet të forcojë qëndrueshmërinë ndaj propagandës ruse

Gunta Sloga, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Baltike për Ekselencë në Media, ka bërë thirrje për …