Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar si pushtet me qasje të rrezikshme ndaj mediave. Në një deklaratë për media, Molliqaj tha se mënyra se si pushteti sillet ndaj gazetarëve dhe mediave është tregues i qartë i rrezikshmërisë së tij. “Pushteti i rrezikshëm matet lehtë vetëm me sjelljen e tyre ndaj mediave,” u shpreh ai. Ai akuzoi qeverinë për përpjekje të vazhdueshme për delegjitimimin e mediave përmes shantazheve, kërcënimeve dhe sulmeve, duke theksuar se këto veprime janë të papranueshme dhe duhet të kundërshtohen me vendosmëri. Sipas Molliqajt, respekti për median e lirë është themel i demokracisë dhe çdo tentativë për ta minuar atë përbën kërcënim serioz për lirinë e shprehjes në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
