Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Rezultati i nxënësve tanë në PISA është më i keq sesa ai në vitin 2018

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se rezultatet katastrofale të testit PISA po nxjerrin në pah indiferencën e qeverisë së shpresës për çfarëdo investimi afatgjatë, nëse nuk është investim në spektaklin e liderit. Asnjë lëvizje për të ndryshuar këtë gjendje, për të tjerët që s’janë në rrethin e ngushtë të lidershipit. Së pari villat në Marigona, pastaj klasat e çerdhet? E njohim këtë skenar. Është ditur në krye të herës kur e dekoroi Nagavcin me pozitën e ministres. Dekorim për besnikërinë partiake, asgjë më shumë. Rezultati në PISA është veç më i keq sesa në vitin 2018. U konfirmua kur e pengoi reformën në arsim në Kamenicë. A e keni vërejtur se si bash në arsim, zëvendësministrat njëri pas tjetrit japin dorëheqje, vasalja e Kurtit vazhdon monotoninë. 5 çerdhe nga 160 të premtuara. Shpërfillja totale nga ana e qeverisë për të investuar në arsim shihet prej larg”, ka shkruar Molliqaj,

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …