leoni

Në Ferizaj u mbajt takimi me karakter regjional në kuadër të projektit “Projekti shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”

Në hapësirat e Qendrës Trajnuese të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, u mbajt takimi me karakter regjional në kuadër të projektit të AQH-së (Accessible Quality Healthcare) “Projekti shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”. Ky projekt ka për qëllim njoftimin e komunave me aktivitetet dhe proceset e implementimit të tyre, si dhe shkëmbimin e përvojave në mes të komunave regjionale. Në këtë takim, përveç përfaqësuesve të QKMF-Ferizaj dhe atyre nga Lipjani, Kaçaniku, Hani i Elezit dhe Shtimja, ishte i pranishëm edhe Drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini, me ç ‘rast foli për shëndetësinë në Komunën e Ferizajt. Përfaqësuesja e AQH-së, Dr.Merita Shehu, solli përvojat në qendrat demonstruese në Lipjan, prezantim ky që vazhdoi me fjalën e Dr. Mirjeta Cakolli – Bajçinca, UD e drejtorit të QKMF-Lipjan. Në fazën e tretë të projekteve të AQH-së, që do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm, përfituese do të jenë edhe komunat e tjera, në mesin e të cilave edhe QKMF – Ferizaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …