Ferizaj organizon aktivitete për Diasporën

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, gjatë muajit Dhjetor do të organizoje 2 aktivitete për bashkatdhetarët tanë.

– Me 17 Dhjetor 2023 ora 10:00, organizohet vizitë vendeve turistike në Komunën e Ferizajt. Drejtoria ka siguruar transportin, ndërsa nisja do të behet nga Qendra e Informimit Turistik në Ferizaj.

– Me 18 Dhjetor 2023 ora 10:00, do të mbahet tryezë me qëllim të informimit për mundësitë potenciale ekonomike që ofron Komuna e Ferizajt për Diasporën. Tryeza do te mbahet ne Hotel “Rubis” në Ferizaj.

Ftojmë të gjithë qytetaret nga Diaspora të cilët janë në këto data në Kosovës të marrin pjese në këto dy aktivitete. Te interesuarit për te marre pjese mund të kontaktojnë ne tel : +383-49-974-618 ose te na shkruajnë ne e-mail:[email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …