Kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas publikimi të fotografive nga e ashtuquajtura, “Darkë e Lamës”

“Darka e Lamës” po, por jo sipas Lekës, me “Bukë, kripë e zemër” sikur pretendon zonja, Vjosa Osmani

“Darka e Lamës” e futur në kalendarin e LDK-së nga kryetari i saj, tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova, tashmë po bëhet festë e krerëve të shtetit, e cila shpjegohet gjoja si një festë pagane dhe që nuk ka të bëjë asgjë me paganizmin, por ka qenë një ditë jo edhe e caktuar e vjeshtës,  që ka shënuar futjen në shtëpi të prodhimeve bujqësore të vitit.

Në këtë ceremoni rurale gjatë darkës, shtroheshin  në sofër ushqimet tradicionale, në shenj mirëqenie e begatie. Në të kaluarën kjo ka qenë festë e fshatarëve të pasur dhe asnjëherë nuk ka pasur shtrirje në tërë vendin, por vetëm në ndonjë vend të caktuar. Pretendimi, që këtë farë “Darke të Lamës” për ta bërë njëlloj feste kombëtare, kosovare, i shkon për shtati qeveritarëve, të cilët, takohen në një darkë, ku hanë pak e shumë nga të gjitha gjellët, pastaj pitet, flijat, fasulja, suxhuku,  mishrat e kështu me radhë.

Kjo është darka e të kamurve dhe në asnjë mënyrë nuk është darka shqiptare me “bukë kripë e zemër” sikur mendon zonja nikoqire e darkës, Vjosa Osmani, e cila me siguri se e ka lexuar “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, mirëpo barazimi me këtë festë nuk ka asnjë lidhje, asnjë traditë dokesore mbarë shqiptare.

Sipas “kanusë”, të “Drejtës shqiptare” të mbijetuar gjatë shekujve, “Bukë, kripë e zemër” shqiptari i shtron mikut në çdo rast, duke e ndarë me të  qoftë edhe kafshatën e tij skamnore,  pasi mungesa e bukës për mikun konsiderohet si rast tepër i rëndë i nderit dhe krenarisë, për ta përballuar atë. Është i njohur shembulli i malësorit, të cilin në momentin para se të varej, çaushi e kishte pyetur se a ka  qenë ndonjëherë më ngushtë në jetën e tij, ai iu kishte përgjigjur:

-Po mor zotni,  shumë ma ngushtë jam ndie kur më ka ardhun miku n’ votër e nuk kam pasë nji kafshatë bukë me ia dhanë. Sa për litarin që ma ke lidhë në qafë, mos të qofsha falë, Zoti ma merr shpirtin jo ti!.

Kjo është esenca e motos tradicionale shqiptare – “Bukë, kripë e zëmë” dhe me asgjë nuk ka të bëjë me “Darkën” e Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe mujsharëve të politikës, të cilët  shkelin madje edhe vendimet që i kanë marrë vetë për ta parandaluar pandeminë, pastaj lejojnë ngritjen e pa kontrolluar të çmimeve edhe pse gjatë fushatës mashtruese, zgjedhore, kishin premtuar uljen e artikujve elementarë ushqimorë. Ata krekosen me dreka e darka, ndërsa skamnorit që merr 100 ero lëmoshë më muaj nga Qeveria, nuk i dalin për të blerë nga tri bukë në ditë gjatë muajit. Kjo është barazia, apo ta themi troç, “babëzia” e Qeverisë me kauzë të majtë e me qeverisja feudo-borgjeze, të djathtë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …