DASH ka bërë të ditur se Alexander Kasanof ka marrë detyrën e zëvendës-ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor

DASH ka bërë të ditur se Alexander Kasanof ka marrë detyrën e zëvendës-ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Alexander “Sasha” Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, pas largimit të Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj. Në njoftim thuhet qe nga 19 korriku Kasanof është edhe zëvendës ndihmës i sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazi të DASH-it. Kasanof kishte shërbyer si asistent ekzekutiv nën ish-nënsekretaren për Çështje Politike Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass. Ai ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili e Ukrainë. Ai ka marrë çmim për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën në Kiev gjatë Revolucionit të Maidanit dhe më pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …