DASH

DASH: Mirëpresim bashkëpunimin e Haradinajt me Prokurorinë e Gjykatës Speciale

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga detyra e kryeministrit, ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit duke e vlerësuar këtë vendim të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Në deklaratën e Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”. Deri më tani, Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk ka pranuar të jap ndonjë hollësi rreth ftesës për marrjen në pyetje të zotit Haradinaj që pritet të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i votave po i afrohet fundit, mbi 70 për qind e vendvotimeve të përfunduara

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po hyn në fazën …