”Dashuri në fund të detit” – shfaqet për më të vegjlit e Malishevës

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve – 1 Qershori në Malishevë shënohet me një sërë aktivitetesh, ku do veçuar, shfaqjen ”Dashuri në fund të detit” e cila u luajt nga aktorët e  Teatrit ”Dodona”, Prishtinë. Kjo shfaqje u dha në shtëpinë e kulturës ”Tahir Sinani”, organizator ishte, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Malishevës me drejtor, Fitim Shalën. Shala në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, Uroj fëmijët në Ditën Botërore  të tyre dhe tha: ”Të investosh të fëmijët ke investuar për të ardhmen e sidomos të investosh në kulturë për fëmijët, ke investuar në socializim të tyre, në dashuri për njerëzit dhe për vendin tënd e në respektim të të gjithë fëmijëve pa dallim”. Gëzuar Fëmijë- 1 Qershorin- Ditën Botërore të Fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …