Shënohet dita e Shkollës Fillore të Mesme të ulët ” Xheve Krasniqi- Lladroci” në fshatin Drenoc

E para e arsimit në Komunën e Malishevës,  drejtoresha Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë mori pjesë në shënimin e ditës së  Shkollës Fillore të Mesme të ulët ” Xheve Krasniqi- Lladroci” në fshatin Drenoc. Ajo theksoi: ”Dita e shkollës tuaj më rikthen në historinë e kaluar, kjo kur sot unë flas para mësuesve që më dhanë mësim, para prindërve e bashkëmoshatarëve të mi, flas para heroinës së kombit e atdheut, luftëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheve Krasniqi- Lladroci, prandaj kërkoi nga gjithë mësimdhënësit përkushtim në punë dhe po këtë përkushtim do ta bëjmë edhe ne si drejtues e udhëheqës të arsimit, ju siguroi që politika, nuk do të ketë vend në  shkollat  tona dhe do të kemi depolitizim të plotë të arsimit,  por  do të kërkoi edhe punë nga gjithë mësimdhënësit  e  mësim nga  nxënësit të angazhohen për cilësi në nxënie, ne si qeveri komunale do të përkujdesem për kushte sa më të mira  në shkolla dhe pajisje me mjete mësimore, kabinete e biblioteka”, përfundoi Krasniqi. Për sukseset e shkollës, foli drejtoresha e shkollës, kurse për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar u ndanë mirënjohje, po ashtu shkolla u nderua me panon e shkollës së parë kombëtare të Korçës, nga drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi.  Nxënësit dhanë program të pasur kulturor- artistik.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …