leoni

Daut Haradinaj akuzon Kurtin për “shkatërrim të planifikuar të Kosovës” dhe krim energjetik me përfitues Serbinë

Daut Haradinaj ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç e quan ai, “shkatërrim të planifikuar të Kosovës”. Në një reagim publik, Haradinaj thotë se qeveria aktuale ka dëmtuar rëndë sektorin e energjisë duke anuluar në javën e parë të mandatit të saj projektin për ndërtimin e termocentralit të ri, që sipas planit pritej të përfundonte në periudhën 2023-2024, me kosto të planifikuar prej 82 euro për megavat. Ai thekson se sot operatorët po paguajnë nga 198 deri në 220 euro për megavat, gjë që i kushton vendit rreth 360 milionë euro në vit, një barrë që bie mbi qytetarët. Haradinaj e quan këtë situatë si një “rritje astronomike mafioze” dhe ngre alarmin se energjia tashmë është bërë pjesë e sigurisë globale, duke aluduar për lidhje të errëta në blerjen e energjisë përmes “lidhjeve të shkurtra të Kurtit”. Ai gjithashtu kritikon qeverinë për, sipas tij, mungesën e vullnetit për ta shkëputur Kosovën nga sistemi energjetik serb, duke akuzuar për një “krim të organizuar shqiptaro-serb” ku përfitues është Beogradi, ndërsa populli i Kosovës e paguan faturën. Ai u bën thirrje qytetarëve që të mos heshtin, por të reagojnë para se të jetë vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: Po zhvillohen negociata të fshehta për formimin e Qeverisë

Anëtari i PDK-së, Bekim Çollaku, ka deklaruar se partitë politike në Kosovë janë përfshirë në …