leoni

Daut Haradinaj: Arrestimi i Arbnor Spahiut është kidnapim politik nga regjimi i Vuçiqit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas një muaji nga arrestimi i qytetarit të Kosovës, Arbnor Spahiu, në Serbi. Ai e cilëson këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të qartë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas Haradinajt, Serbia vazhdon të sillet si një shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër politike, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe çdo normë ndërkombëtare. Ai ka kërkuar që çdo takim bilateral me Serbinë të kushtëzohet me lirimin e pakushtëzuar të Spahiut. Në reagimin e tij, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të sektorit të sigurisë dhe ish-ushtarëve të UÇK-së që të shmangin udhëtimin përmes territorit të Serbisë, duke e konsideruar atë të rrezikshëm për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se …