Daut Haradinaj: Do të tentohet në një votim të fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shfaqur bindjen e tij se I mandatuari perm kirjimin e Qeverisë, Albin Kurti nuk I ka votat e nevojshme për krijimin e saj. Ai ka paralajmëruar se mund të tentohet për votim të fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve. “Ta shohim, me qenë se Kurti ka thënë që ta kryejmë Kuvendin dhe se i ka numrat — ta shohim a i ka. Nuk shoh se ka sot për sot. Nuk pres që do të ketë një Qeveri ‘Kurti 3’, në bazë të situatës. Nëse kanë arritur gjatë natës pazare individuale, mbetet me u pa. Me sa kam informata, do të tentohet në një votim të fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”, ka theksuar deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

FBI konfirmon: Serbia e përfshirë në sulmin terrorist në Ibër–Lepenc

Hetimet për shpërthimin e kanalit Ibër–Lepenc kanë marrë dimension të ri pasi përfshirja e FBI-së …