Ramush Haradinaj: Kandidat për kryetar të Prishtinës nga AAK do të jetë, Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Gjatë kohës së pushtimit, lajmet për Ramushin shkruheshin nga Beogradi, ndërsa tani nuk di se kush ia shkruan Gërvallës këto lajme

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministres Donika Gërvalla Schwarz, e cila e quajti vëllanë e tij, Ramush Haradinajn, “gjeneral të vetëshpallur”. Haradinaj theksoi se këto deklarata i lë në ndërgjegjen e Gërvallës, por ka shprehur  kureshtje ta dijë se kush ia shkruan lajmet asaj. Ai përmendi që dikur, gjatë kohës së pushtimit, lajmet për Ramushin shkruheshin nga Beogradi, ndërsa tani nuk di se kush ia shkruan Gërvallës këto lajme. Haradinaj theksoi se Gërvalla në Kosovë është si një turiste dhe ka pasur një periudhë të dyshimtë politike pas luftës. Ai e quajti gjuhën që ajo përdor të papranueshme dhe krahasoi komentet e saj me ato të periudhës kur Kosova ishte nën pushtim.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …