leoni

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Komisionit për kthimin e Nehat Thaçit në Kosovë

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, njëherësh deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka theksuar gatishmërinë e tij dhe të Komisionit për kthimin e Nehat Thaçit në Kosovë. “Gatishmëria e Komisionit ka qenë dhe vazhdon të jetë, por problemi kryesor është kush duhet të vendosë nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Haradinaj. Sipas tij, kjo praktikë që po përdoret nga Serbia është pikërisht “Millosheviqiane, e që duan të veprojnë me letra të njollosura”. “Ne kemi të drejtë si deputetë të propozojmë dhe jam i gatshëm 24 orë të ndihmojë”, theksoi ai, raporton televizioni publik. Haradinajt tha se “kjo sot është një iniciativë e mirë dhe do i nxisë autoritetet tona të reagojnë dhe gjithashtu autoritetet evropiane duhet të shtojnë nxitjen për të vepruar në këtë pikë”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …