Daut Haradinaj ka vizituar komunën e Gjilanit, ku ka mbajtur një takim me disa nga kandidatët për deputetë të AAK-së

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka vizituar sot komunën e Gjilanit, ku ka zhvilluar një takim me disa nga kandidatët për deputetë dhe qytetarët e kësaj komune. Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për trajtimin e komunës së Gjilanit, duke theksuar se ajo është injoruar dhe lënë pas dore gjatë mandatit të qeverisë aktuale. Shumë projekte që ishin nisur gjatë qeverisjes së mëparshme janë ndaluar, disa të tjera nuk janë realizuar asnjëherë, ndërsa disa janë vonuar për vite të tëra. Ai ka thënë se qytetarët e Gjilanit janë të zhgënjyer nga mungesa e veprimeve konkrete nga qeveria. Haradinaj është shprehur: “Kjo komunë e rëndësishme e Kosovës s’mund të injorohet me batuta të kryeministrit. Kjo komunë kërkon veprime të menjëhershme.” Ai ka përmendur projektet e domosdoshme, si përfundimi i autostradës dhe zgjerimi i hyrje-daljeve të qytetit, të cilat janë konsideruar thelbësore për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Gjilanit.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim do të dalë forca e dytë politike në Maqedoninë e Veriut

Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se koalicioni Aleanca Kombëtare …