Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë

Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual të sektorit energjetik në Kosovë. Në një reagim, ai ka akuzuar për ekzistencën e një “mafie energjetike” që, sipas tij, do të përfundojë në bankat e të akuzuarve. Haradinaj theksoi se furnizimi me energji elektrike është i lidhur me vullnetin politik dhe se çmimet mund të jenë më të ulëta nëse menaxhimi është i duhur. Kosova do të ndriçojë shpejt, e mafia energjetike do errësohet në bankat e të akuzuarve, deklaroi ai. Deklaratat e Haradinajt vijnë në një kohë kur qytetarët e Kosovës po përballen me çmime të larta dhe ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rriten çmimet e importit në Kosovë, presion i ri mbi qytetarët

Indeksi i çmimeve të importit në Kosova ka shënuar rritje prej 2,8% në tremujorin e …