Ambasadori Hovenier në mbarim të mandatit të tij, ka thumbuar Albin Kurtin, në takimin e fundit që pati me te

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbajtur takime lamtumirëse me liderë të ndryshëm, por edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa po e përfundon mandatin e tij. Hovenier tha se biseda u përqendrua te përparimi i Kosovës gjatë kohës së tij si ambasador. Megjithatë, vëmendjen e tërhoqi një deklaratë ku ai sugjeron mungesën e bashkëpunimit të mjaftueshëm nga ana e Qeverisë Kurti. Diskutuam për përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova ta zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike, shkroi ai. Kjo deklaratë iu kishte drejtuar kryeministrit Kurti, duke rikujtuar shpesh herë qëndrimet e ambasadorit për mungesën e bashkëpunimit të qeverisë aktuale me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …