Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova është lodhur, Kurti po e mban peng situatën në Kuvend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj vazhdimit të bllokadës politike në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si të rëndë dhe të qëllimshme. Haradinaj u shpreh se gjithë vendi është lodhur me këtë ngërç institucional, për të cilin fajësoi kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Mendoj që krejt Kosova është lodhur me këtë situatë. Ne po i përsërisim të njëjtat fjalë, kemi dhënë një ofertë, jemi të gatshëm të votojmë nëse ndryshohet emri i kandidates. Nëse jo, do të mbesim kështu, fatkeqësisht, edhe për një kohë tjetër”, tha Haradinaj. Ai theksoi se Kurti me vetëdije po e mban peng këtë proces dhe po zgjat krizën artificialisht. “Unë besoj që me vetëdije z. Kurti është duke e mbajtur këtë situatë peng”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …