leoni

Daut Haradinaj kërkon që të vazhdojë subvencionimi i qirave dhe pagave në sektorin privat deri në fund të këtij vit

Daut Haradinaj: Kurti po e shfrytëzon Haxhiun për ta mbajtur situatën e bllokuar pafundësisht

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e shfrytëzon kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit me qëllim të zgjatjes së bllokadës institucionale. “Nuk e pati në plan me dalë, por insistoi shefja. Megjithatë, po shihet qartë që nuk ka vullnet për të bërë një zgjidhje për kryetarin e Kuvendit,” tha Haradinaj nga foltorja e Kuvendit. Ai shtoi se situata është bërë e paqëndrueshme për shkak të mungesës së numrave nga Vetëvendosje.
“Shihet qartë që z. Kurti po e shfrytëzon edhe emrin e Albulena Haxhiut, jo pse ndoshta insiston që ajo është zgjidhja, por sepse mendon që ka për qëllim ta çojë këtë situatë deri në pamundësi e ndoshta edhe në pafundësi,” theksoi Haradinaj. Deputeti i AAK-së shprehu dyshime se edhe seanca e radhës, që pritet të mbahet sonte në orën 22:00, nuk do të sjellë asnjë zgjidhje konkrete për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi: “Liria e Kosovës është monumenti i Adem Demaçit”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Klan Kosova” me gazetarin Adriatik Kelmendi, …