Daut Haradinaj: Në Tiranë për lirinë e bashkëluftëtarëve tanë

Me flamurin kuqezi të qëndisur në shall, Daut Haradinaj iu bashkua sot protestës madhështore në Tiranë, ku mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare kërkuan lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Haradinaj u pa mes protestuesve, duke biseduar me qytetarë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve për padrejtësitë që po ndodhin ndaj luftëtarëve të lirisë. Në një atmosferë të ngrohtë patriotike, ai theksoi se kauza e UÇK-së është e drejtë dhe e paprekshme, ndërsa bashkimi i shqiptarëve në këtë protestë është dëshmi e respektit ndaj sakrificës për liri. “Ky është zëri i bashkimit, i atyre që nuk harrojnë. Tirana po flet në emër të drejtësisë,” tha njëri nga pjesëmarrësit gjatë takimit me Haradinajn. Protesta u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, ku valonin flamujt kuqezi dhe parullat “Liria ka emër” e “Drejtësi për UÇK-në” dominuan gjithë atmosferën. Në ballë të protestës qëndronin djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, simbol i brezit që po e mban gjallë kujtesën e luftës dhe kërkesën për drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …